Kanceri i Gjirit: Trajtimi multi-disiplinar të garantohet me ligj (VIDEO)

Kanceri i Gjirit: Trajtimi multi-disiplinar të garantohet me ligj (VIDEO)

Written by

in

Kanceri i Gjirit: Trajtimi multi-disiplinar të garantohet me ligj (VIDEO)

Përveç parandalimit, trajtimi i kancerit të gjirit në Kosovë po synohet të rregullohet me ligj përmes krijimit të një Qendre të specializuar të Gjirit, sipas standardeve evropiane.

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës po angazhohet që për çdo rast të vendosë një bord i përbashkët multidisiplinar i përbërë nga radiologë, patologë, onkologë, kirurgë torakalë, kirurgë plastikë dhe specialistë të mjekësisë nukleare, një koordinim ky që aktualisht mungon në sistemin vendor shëndetësor.

Alban Neziri, gjinekolog në Zvicër dhe pjesë e Kolegjit të Kirurgëve, theksoi se edhe shtetet evropiane kishin probleme të ngjashme, derisa u vendos kuadri ligjor.

Drejtoresha e Departamentit të Kirurgjisë së Gjirit në Tokio, Hiroko Masuda, konfirmoi se programi i shkëmbimit do t’u mundësojë kirurgëve torakalë, plastikë dhe onkologëve të rinj nga Kosova të mësojnë drejtpërdrejt praktikat bashkëkohore dhe modelin e ngritjes së qendrës së gjirit.

Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë: