Milano: Policia ndalon mbi 160 persona pas incidenteve në qendër të qytetit

Milano: Policia ndalon mbi 160 persona pas incidenteve në qendër të qytetit

Written by

in

Milano: Policia ndalon mbi 160 persona pas incidenteve në qendër të qytetit

Qendra e Milanos është përfshirë nga trazira të rënda dhe akte vandalizmi gjatë orëve të fundit, duke çuar në prangosjen e të paktën 160 personave brenda vetëm katër orësh. Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve italiane, rreth 80 për qind e të ndaluarve janë të mitur.

Përleshjet dhe shkatërrimet më masive janë regjistruar në “Via Torino”, një nga rrugët më të frekuentuara tregtare të qytetit raporton Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Grupe të mëdha të rinjsh kanë sulmuar bizneset lokale, duke hedhur tavolina e karrige dhe duke goditur fasadat e vitrinat e dyqaneve të veshjeve e këpucëve.

Gjithashtu, koshat e mbeturinave u tërhoqën dhe u përmbysën në mes të rrugëve kryesore.

Mediat italiane raportojnë se disa prej grupeve arritën të depërtojnë me dhunë brenda ambienteve tregtare, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Për shkak të eskalimit të situatës dhe si masë paraprake sigurie, autoritetet kanë mbyllur stacionin qendror të metrosë në sheshin kryesor “Piazza Duomo”.

Ndaj të miturve të ndaluar pritet të nisë menjëherë ndjekja penale nën akuzat për shkaktim të dëmeve materiale dhe rezistencë të dhunshme ndaj forcave të rendit.

Nga përleshjet e djeshme mbetën të lënduar edhe disa pjesëtarë të policisë, të cilët në prononcime për mediat vendase theksuan domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe turistëve në qytet.