
Banorët e disa rrugëve në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, për shkak të dëmtimit të një gypi të ujësjellësit.
Sipas njoftimit për konsumatorët, dëmtimi ka ndodhur në një gyp me diametër DN 150 milimetra, ndërsa ekipet përkatëse janë duke u marrë me sanimin e tij.
Ndërprerja e furnizimit me ujë do të prekë këto rrugë dhe zona:
Rruga “Hyzri Talla”
Rruga “Ilir Durmishi”
Rruga “Besa”
Rruga “Fadil Ferati”
Zona e qendrës tregtare
Për shkak të kompleksitetit të punimeve, rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.
Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve dhe sanimin e dëmtimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë në Prishtinë, rikthimi pritet nesër appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali