Një zyrtare e Policisë së Kosovës është lënduar mëngjesin e së hënës në Mitrovicë të Veriut, pasi një veturë civile i ka kaluar mbi të dyja këmbët dhe është larguar nga vendi i aksidentit pa u ndalur për t’i ofruar ndihmë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 07:30, në rrugën “Tetovës”, ku një zyrtare policore, e lindur në vitin 1981, është goditur nga një automjet, drejtuesi i të cilit ende nuk është identifikuar.
Sipas informatave fillestare, policja ndodhej në rrugë kur automjeti i ka kaluar mbi të dyja këmbët, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Por shoferi nuk është ndalur pas aksidentit. Ai ka vazhduar lëvizjen, duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa identiteti i tij mbetet i panjohur.
Në vendin e aksidentit ka dalë Njësia e Trafikut Rrugor, e cila ka nisur ekzaminimin e rrethanave dhe veprimet për identifikimin e automjetit të përfshirë.
Zyrtarja policore ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa sipas vlerësimit të mjekëve kujdestarë, lëndimet e saj janë të natyrës së lehtë.
Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar drejtuesin e automjetit dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Vetura ia shkel të dyja këmbët polices në Mitrovicë të Veriut – shoferi ikën pa u ndalur appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali