Peters: Autoritetet në Shqipëri të mos përdorin dhunë ndaj protestuesve

Peters: Autoritetet në Shqipëri të mos përdorin dhunë ndaj protestuesve

Written by

in

Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirrje autoriteteve lokale të përmbahen nga përdorimi i dhunës ndaj protestuesve paqësorë.

“Autoritetet lokale duhet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, ndërsa të gjithë të pranishmit duhet të punojnë për uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme”, ka shkruar në X Peters.

Ai ka theksuar se në shtetin e Michiganit jeton një komunitet i fuqishëm shqiptaro-amerikan dhe se zhvillimet në Shqipëri kanë rëndësi të veçantë për shumë banorë të këtij shteti.

Peters ka shtuar se populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit, duke u zotuar se do të vazhdojë të angazhohet për paqe dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët.

 

Burimi: RTKLive