Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare në fokus të Samitit të Ballkanit

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare në fokus të Samitit të Ballkanit

Written by

in

Ministria e Sportit dhe Rinisë, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në panelin kushtuar kësaj teme është përfaqësuar nga Drilon Brahimi, këshilltar i lartë i ministrit Blerim Gashani.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka garantuar angazhimin për zhvillimin e infrastrukturës sportive në të gjithë territorin e vendit”, ka bërë të ditur ministria, duke iu referuar prezantimit të Brahimit gjatë diskutimeve.

Sipas njoftimit, investimet e planifikuara nuk synojnë vetëm përmbushjen e kërkesave për organizimin e Lojërave Mesdhetare, por edhe krijimin e kushteve moderne dhe afatgjata për sportistët, klubet, federatat dhe komunitetet në mbarë Kosovën.

“Përgatitjet dhe investimet për këto lojëra do të jenë një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e sportit dhe ndërtimin e një trashëgimie infrastrukturore që do t’u shërbejë edhe gjeneratave të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë.

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 përbëjnë një nga organizimet më të rëndësishme sportive që pritet të zhvillohen në Kosovë.

Burimi: RTKLive