Tri komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës

Tri komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës

Written by

in

Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

Po në orën 10:00, Komisioni për Shëndetësi do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. 

Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të mbajë mbledhje, në rend dite të së cilës është raportimi i Komisionit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK). 

Burimi: RTKLive