Shtetasit nga Turqia i zbulohet mall i padeklaruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, inicohet procedura për kundërvajtje doganore

Shtetasit nga Turqia i zbulohet mall i padeklaruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, inicohet procedura për kundërvajtje doganore

Written by

in

Gjatë kontrolleve rutinore të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët doganorë kanë identifikuar mall të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari me shtetësi turke.

Sipas njoftimit thuhet se udhëtari kishte kaluar përmes kanalit të gjelbër, i cili është i dedikuar për udhëtarët që nuk kanë mallra për të deklaruar. Për shkak të dyshimeve të ngritura gjatë kontrollit, zyrtari doganor ka vendosur të kryejë kontrollin fizik të bagazhit.

“Gjatë kontrollit janë gjetur pajisje profesionale STONEX GPS për matje topografike dhe gjeodezike, me vlerë të përafërt prej 5,400 eurosh, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore. Për mosdeklarimin e mallrave, në kundërshtim me dispozitat e nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, ndaj rastit është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit doganor, parandalimin e kontrabandës dhe evazionit fiskal, si dhe në garantimin e trajtimit të barabartë të të gjithë udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë. /Telegrafi/