Reperi Stresi ka ngritur shqetësimin për praninë e një numri të madh efektivësh policie në lagjen ku jeton.
Sipas tij, policia ka shkuar pranë banesës së tij një ditë pasi ai ishte angazhuar në protestat kundër qeverisë shqiptare në Tiranë.
Artisti ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë pamje nga kamerat e sigurisë.
Foto: Instagram
Në video shihen disa efektivë të uniformuar, të pajisur edhe me mjete mbrojtëse.
Krahas pamjeve, Stresi ka shprehur pakënaqësinë e tij për këtë situatë, duke iu drejtuar policisë me tone kritike.
“Mirëdita me këtë pamje kaq të bukur. Latë nam, po s’jam në shtëpi, s’jam budalla si ju. Mos terrorizoni lagjen kot”, ka shkruar ai.
Reagimi i tij vjen pas një dite kur ai ishte shfaqur në protestat e zhvilluara në Tiranë, duke iu bashkuar studentëve dhe qytetarëve të tjerë. /Telegrafi/