MPB njofton se ka ndodhur një aksident në trafik në Shkup, në të cilën ka mbetur i lënduar një motoçiklistë.
“Më 19.10.2026, në orën 07:30, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „Blagoja Stefkovski” dhe rr. „Metodija Andonov Çento” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.A. (51) nga Shkupi dhe një motoçiklete me targa të Shtipit, e drejtuar nga S.M. (49) nga fsh. Jargulicë, rajoni i Radovishit.
Në aksident, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB./Telegrafi/