Pas një periudhe thuajse të qetë, situata në protestën e zhvilluar në Tiranë është tensionuar, pasi disa protestues kanë nisur të gjuajnë me sende në drejtim të forcave të Policisë.
Në përgjigje të këtij veprimi, Policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Tensionet kanë prishur qetësinë relative që ishte krijuar më herët gjatë protestës, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë rritur nivelin e tensionit në zonë. /Telegrafi/