Kapet duke peshkuar me rrjeta në Drinin e Bardhë, i konfiskohen varka dhe peshqit

Kapet duke peshkuar me rrjeta në Drinin e Bardhë, i konfiskohen varka dhe peshqit

Written by

in

Një person dyshohet se ka ushtruar peshkim ilegal me rrjeta krahu në lumin Drini i Bardhë, në Krushë të Madhe.

Sipas njoftimit të Federatës së Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK), rasti është raportuar më 20 tetor, rreth orës 14:40, pas së cilës janë aktivizuar rojet e peshkimit, të cilat kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar personin gjatë aktivitetit të dyshuar ilegal.

Gjatë aksionit janë konfiskuar varka, rrjetat dhe peshqit, ndërsa ndaj personit është ngritur kallëzim penal, sipas procedurave përkatëse.

Kryetari i FPSRK-së, Milaim Vitia, ka bërë të ditur se federata do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e ujërave të Kosovës dhe parandalimin e peshkimit ilegal.

“Ujërat e Kosovës janë pasuri e përbashkët dhe duhet të mbrohen!”, thuhet në njoftimin e FPSRK-së. /Telegrafi/