Të shtunën, Franca u trondit nga disa prej trazirave më të rënda të viteve të fundit, vetëm gjashtë muaj para se vendi të zgjedhë pasuesin e presidentit Emmanuel Macron.
Pamje të përleshjeve dhe ndërtesave publike të vëna në zjarr apo të vandalizuara qarkulluan në mbarë botën, duke bërë që disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Gjermaninë, të lëshonin njoftime për qytetarët e tyre që ndodhen në Francë.
Ndërkohë, mes banorëve vendas ka mbizotëruar zemërimi, pasi u bë e ditur se të paktën 3,000 dyqane në mbarë vendin janë vandalizuar ose plaçkitur.
“Përmasat e dëmeve janë të jashtëzakonshme. Gjithçka është shkatërruar, gjithçka. Nuk më ka mbetur asnjë mall, e dogjën të gjithën”, ka thënë për Euronews, Odelia, pronare e një farmacie në Paris.
– YouTube www.youtube.com
“Nuk e kuptoj dot se si dikush mund t’i vërë zjarrin një ndërtese, kur sipër saj ka banesa”.
“U sollën si kafshë. Shkulën ngrohësen e ujit. Shkatërruan ndriçuesit. A kështu protestohet kundër kostos së lartë të jetesës?”.
Ndërkaq, të martën, Franca do të vendosë masa të reja kufizuese të lëvizjes (orë policore) në zonat ku është e nevojshme, deklaroi Sébastien Lecornu, duke shtuar se masat e marra një ditë më parë në disa qytete “ndihmuan që nata të kalonte e qetë”.
Nën presion, qeveria ka planifikuar një tjetër seri takimesh urgjente për të martën, përfshirë bisedime me përfaqësues të platformave kryesore të rrjeteve sociale. /Telegrafi/