Gjykata Supreme diskuton me BE-në dhe OSBE-në efikasitetin e drejtësisë

Gjykata Supreme diskuton me BE-në dhe OSBE-në efikasitetin e drejtësisë

Written by

in

Sipas njoftimit të Gjykatës Supreme, takimi u zhvillua në kuadër të një iniciative të ndërmarrë gjatë këtij viti nga Zyra e BE-së në Kosovë, OSBE-ja dhe EULEX-i për prezantimin e gjetjeve nga monitorimi i këtyre proceseve gjyqësore.

Gjatë takimit, Rexhepi vlerësoi kontributin e partnerëve ndërkombëtarë në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbështetjen e institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Ai theksoi rëndësinë e monitorimit të proceseve gjyqësore dhe avancimit të standardeve profesionale, duke vlerësuar se gjetjet dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare mund të ndihmojnë në identifikimin e sfidave dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë.

Pjesëmarrësit diskutuan për efikasitetin dhe cilësinë e procedurave gjyqësore, përfshirë produktivitetin e seancave, rigjykimet në rastet komplekse, shqiptimin e dënimeve plotësuese, si dhe cilësinë dhe strukturën e aktakuzave.

Në fokus ishte edhe zbatimi i Udhëzuesit të Gjykatës Supreme për matjen e dënimit dhe performanca e gjyqtarëve.

Takimi u përmbyll me diskutimin e veprimeve të mundshme për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e cilësisë së procedurave gjyqësore, me synim forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e administrimit të drejtësisë.

Burimi: RTKLive