
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Egjipt, ku një autobus turistik është përplasur me një kamion.
Sipas informacioneve paraprake, rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti ende nuk janë sqaruar. Po ashtu, deri më tani nuk janë bërë të ditura identiteti dhe kombësia e personave që ndodheshin në të dyja automjetet.
Ndërkohë, autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes.
الأتوبيس مقسوم نصين.. لحظة رفع حطام حادث طريق أسيوط الغربي بعد وفاة 12 راكب https://t.co/VQT21VaAkG
— Huna Masr هنا مصر (@hnamasr) October 20, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali