Prokuroria Speciale lehtëson nisjen e hetimeve sipas detyrës zyrtare

Prokuroria Speciale lehtëson nisjen e hetimeve sipas detyrës zyrtare

Written by

in

Këtë e mundëson vendimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për veprimtarinë ditore të Zyrës së Regjistrit në këtë institucion.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, me ndryshimet e reja, prokurorët specialë mund të kërkojnë drejtpërdrejt nga Zyra e Regjistrit numrin për regjistrimin e lëndës, me qëllim të inicimit të hetimeve sipas detyrës zyrtare.

Ky ndryshim synon të thjeshtojë procedurat administrative dhe të lehtësojë inicimin e hetimeve për vepra penale, në përputhje me kompetencat ligjore dhe pavarësinë funksionale të prokurorëve.

Prokuroria Speciale ka ritheksuar përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në hetimin e të gjitha veprave penale që janë në kompetencën e saj, në bazë të legjislacionit në fuqi.

Burimi: RTKLive