Pas vitesh përçarjeje, Princi Harry kërkon të pajtohet me të atin dhe familjen

Pas vitesh përçarjeje, Princi Harry kërkon të pajtohet me të atin dhe familjen

Written by

in

Pas vitesh përçarjeje, Princi Harry kërkon të pajtohet me të atin dhe familjen

Princi Harry ka shprehur dëshirën për t’u pajtuar me të atin, Mbretin Charles, dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore britanike, me të cilët marrëdhëniet i janë përkeqësuar që kur u shpërngul në Shtetet e Bashkuara, gjashtë vjet më parë.

Harry, djali më i vogël i Mbretit Charles, shkaktoi një përçarje të madhe në familjen mbretërore në vitin 2020, kur ai dhe bashkëshortja e tij, Meghan, hoqën dorë nga detyrat mbretërore dhe u vendosën në Kaliforni. Pas shpërnguljes, çifti shprehu kritika të ashpra ndaj institucionit mbretëror.

Sipas Reuters, prej vitesh Princi Harry ka pasur shumë pak komunikim me vëllain e tij më të madh, Princin William, i cili është trashëgimtari i fronit britanik. Ndërkohë, me të atin, Mbretin Charles, ai është takuar sërish vetëm së fundmi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali