LEX | Komuna e Gjakovës e çon Qeverinë në gjykatë, kërkon mbi 14 milionë euro dëmshpërblim – gjykata shqyrton kompetencën

LEX | Komuna e Gjakovës e çon Qeverinë në gjykatë, kërkon mbi 14 milionë euro dëmshpërblim – gjykata shqyrton kompetencën

Written by

in

LEX | Komuna e Gjakovës e çon Qeverinë në gjykatë, kërkon mbi 14 milionë euro dëmshpërblim – gjykata shqyrton kompetencën

Komuna e Gjakovës po kërkon mbi 14 milionë euro dëmshpërblim nga Qeveria e Kosovës, në një kontest gjyqësor që lidhet me detyrimet financiare të dala nga kontratat kolektive në sektorin e arsimit, raporton Gazeta Sinjali.

Çështja është duke u trajtuar në gjykatë, ku gjatë seancës së mbajtur të martën, më 20 tetor 2026, është diskutuar kompetenca e gjykatës për shqyrtimin e kësaj padie.

Kontesti lidhet me kontratat kolektive të arsimit të viteve 2017 dhe 2021, për të cilat Komuna e Gjakovës pretendon se Qeveria ia ka bartur detyrimet financiare pa siguruar mjetet e nevojshme buxhetore për përmbushjen e tyre.

Përmes padisë, Komuna po kërkon kompensimin e një shume që tejkalon 14 milionë euro.

Gjatë seancës, gjyqtari Durim Osmani ka bërë të ditur se do të rivlerësohet çështja e kompetencës, përkatësisht nëse kontesti duhet të trajtohet si çështje civile apo administrative.

Ky vlerësim pritet t’i paraprijë vendimmarrjes lidhur me propozimin për ekspertizë financiare, e cila do të kishte për qëllim shqyrtimin e pretendimeve monetare të paraqitura në padi.

Në seancë është paraqitur përfaqësuesja e palës paditëse, Vjollca Shyti, ndërsa pala e paditur nuk ka qenë e pranishme.

Gjykata ende nuk ka marrë vendim meritor lidhur me kërkesën për dëmshpërblim, ndërsa mbetet të përcaktohet kompetenca për trajtimin e mëtejshëm të kontestit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali