Bajrami uron Shiroka-Pulën: Ju kam thënë që 6 deputetë të LDK s’e çojnë vendin në zgjedhje

Bajrami uron Shiroka-Pulën: Ju kam thënë që 6 deputetë të LDK s’e çojnë vendin në zgjedhje

Written by

in

Bajrami uron Shiroka-Pulën: Ju kam thënë që 6 deputetë të LDK s’e çojnë vendin në zgjedhje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pulës.

“Ju kam thënë: ‘Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje’”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka shprehur urimin që Shiroka Pula të ruajë balancën mes pushteteve dhe unitetin shoqëror.

“Uroj sinqerisht që profesoresha si presidente ta mbajë balancën mes pushteteve, unitetin shoqëror, ta respektojë Kushtetutën dhe interesin e vendit”, ka shkruar ajo.

“Shumë suksese, Presidente!”, përfundoi Bajrami.