Për 130 mijë euro, fajdexhiu u kërkoi 307 mijë euro

Për 130 mijë euro, fajdexhiu u kërkoi 307 mijë euro

Written by

in

Për 130 mijë euro, fajdexhiu u kërkoi 307 mijë euro

Në vitin 2018, për herë të parë viktima M.I ishte takuar me Aslan Rexhajn në Pejë me qëllimin për t’i kërkuar para me fajde.

Nga Rexhaj, M.I thotë t’i ketë marrë fillimisht 50 mijë euro, me kamat të kthimit prej 4.5 përqind.

Qëllimi i këtyre parave ishte për t’i shlyer borxhet e fajdes tek fajdexhinjtë e tjerë.

Krejt kjo për shkak të një harraqi që thotë se i ishte vendosur në vitin 2017 nga një fqinj i tij, i cili e kishte kuptuar se nga biznesi i tij po qarkullonte para të kënaqshme.

Për shkak të gjendjes së rënd psiqike dhe emocionale, M.I nuk ishte në gjendje për t’u deklaruar.

Andaj, rrëfimi i tij do të sjellet përmes deklaratës së dhënë në PSRK si dhe video incizimit të takimit të zhvilluar me fajdexhiun, të cilat janë siguruar nga “Dosja”.

“Aslan Rexhajt ia kam marrë 50 mijë euro përmes llogarisë bankare me përshkrim “Huazim” me interes 4.5 përqind, unë kam paguar kamatë 18 mijë euro afër 7 apo 8 muaj. Pastaj mi ka ofruar edhe 40 mijë euro përmes bankës me përshkrim të njëjtë, për shumën e dytë prej 40 mijë euro unë kam paguar fajde diku 10 mijë e 800 euro për të dy shumat së bashku. Pas një kohe mi ka ofruar 20 mijë euro kesh me qëllim që tía kthej me përqindje të njëjtë, unë menjëherë ia ktheva 10 mijë euro interes. Në fund të vitit 2019 prej presionit të tyre pra nga B. Lajqi dhe D. Podrimqakut unë e kam thirr në telefon Aslanin dhe i kam thënë a mundesh me mi gjetë edhe 100 mijë euro. Ai më ka ftuar tek banesa e tij dhe më ka thënë se unë t’i jap me interes 7.5 përqind por 30 mijë euro duhesh me mi dhënë interes menjëherë dhe këto para ia kam transferuar përmes bankës tek personat që u kisha borxh”.
Pra, në total viktima i kishte pranuar 190 mijë euro përmes llogarisë dhe 20 mijë euro cash.

Derisa Rexhaj parat ia transferonte në bankë, njëjtë nuk vepronte edhe viktima.

Ai thotë se ishte i detyruar nga Rexhaj, që kthimin e parave të kamatës së fajdesë ta bënte cash, pra me para në dorë.

Vlera që pretendon t’ia ketë kthyer në formë të kamatës është 70 mijë euro, ndërsa 10 mijë euro të tjera thotë të ketë paguar për shpenzime të ndryshme të tij.

“Andaj nuk e mohoj shumën prej 210 mijë euro që e kam marrë nga Aslani, por në momentin kur Aslani mi ka transferu 50 mijë euro unë i kam tërhequr dhe aty për aty ia kam dhënë 18 mijë euro, për 40 mijë euro i kam tërhequr dhe ia kam dhënë 10 mijë e 800 euro, për 20 mijë euro mi ka marrë 10 mijë euro dhe për 100 mijë euro mi ka marrë 30 mijë euro në start cka do të thotë se prej shumën 210 mijë euro unë i kam marrë vetëm 141 mijë e 200 euro, e jo 210 mijë euro. Por kohë pas kohe prej 141 mijë e 200 euro unë kam paguar 10 mijë euro vetëm shpenzimet për Aslanin si benzinë, bileta të aeroplanit etj, ndërsa është e vërtetë se shumën prej 131 mijë euro ia kam borxh Aslan Rexhajt”.

Mirëpo, meqë në kohë pandemie nuk mund të punonte, nuk kishte mundur t’i shlyente borxhin.

Për 210 mijë euro që i kishte dhënë me fajde, ai thotë se Rexhaj i kërkonte bashkë me kamat 307 mijë euro.

Bashkëshortja e cila është po ashtu viktimë e këtij rasti, ka rrëfyer për emisionin hulumtues “Dosja” përballjen e parë me fajdexhiun, i cili sipas viktimës kishte qenë i armatosur.

“Ai ka hy megjithëse se nuk e kom ftu me hy brenda se nuk e kom njoftë as kush është. Ka hy vet tha du me hy se kom diçka edhe në atë kohë më kujtohet që më tha ma përpara isha taku me Hashim Thaçin se me ty, edhe e dita që diçka nuk është në rregull. Edhe ka hy mrena, fëmija kanë qenë mrena këtu krejt normal edhe kur e kanë pa fëmija edhe me maskë, se në atë kohë veç u dashke me i pas maskat, ka pas dorëza të zeza maskën dhe armën e ka pas në brez këtu edhe ka hy mrena edhe e kom kuptu që diçka nuk është”, ka thënë në një intervistë për emisionin “Dosja”, viktima V.I.

Në këtë takim, sipas viktimes Rexhaj edhe i kishte kërcënuar.

Fillimisht ai dyshohet të ju ketë thënë se për ta zgjidhur këtë punë i kishin ardhur djemtë nga Zvicra.

E më pas u kishte thënë se djali i tyre nuk ka nevojë për plumba.

Viktima V.I: Tha ma ka shkatrru familjen, e unë jom qe gjashtë muaj në Kosovë. E i thash çka u bo a bon me më tregu? Tha burri yt mi ka 307 mijë euro borxh, edhe në atë moment, 307 mijë euro për çka, për çka kur na s’kem pas nevojë për asnjë një send dikujt a e dinë. Se i kemi pas kushtet shumë mirë. Edhe deri atë ditë nuk e di që i kemi pas dikujt borxh, përveç bankës që kemi pas normal kredi për që i kemi marrë për obligimet tona që na u kanë dashtë. Edhe tani kanë fillu kërcënimet.

Gazetarja: Çka ju ka thanë atë ditë?

Viktima V.I: Atë ditë veç që borxhi, që i ka 307 mijë euro borxh edhe që na duhet me ia bartë krejt pronat në emër të tij se kena me pas problem shumë të madhë, djemtë ju kanë nis me ardh, në atë kohë veç në karantinë u dashke me nejt disa ditë për me deshtë me dalë. E djemt i kom në karantinë jon ardh për ketë punë, keni me pas problem shumë të madh nuk ko me ju vyft me ua dhanë prej shkollës ekonomike deri në qytet krejt të jujen s’ko me ju vyft ma. Ti e ki veç një djal, e djali yt ka nevojë për qokolladë e jo për plum. E në atë kohë djali im i kish as 7 vjet. Do më thanë mu ka dokë që qat moment edhe krejt të mi kish marrë veç kur ma ka përmend qat fjalë s’mu kish dok kurgjo se qaq më ka ardh ajo fjalë e vështirë e kom paramendu përnjëherë fminë që përnime më ka shku”.

Këtë që viktima e thotë përmes deklaratës së dhënë për emisionin “Dosja” e mbështet edhe video incizimi ekskluziv i siguruar nga “Dosja”

Më 25 dhjetor 2021 viktimat ishin takuar me fajdexhiun Aslan Rexhaj si dhe personin Gani Berisha.

“Viktima V.I: Kur u hi mrena m’ka thanë a e din që burri yt mi ka 307 mijë euro borxh, edhe unë e dinë, çfarë jom ra e di në çfarë gjendje jom ra, jom ra në shok. Po ky s’kallxojke qysh oshtë puna, sa qysh e tek. Edhe më ka thanë prej sotit që s’vjen me mi nënshkrujt mu qato prona, djemt i kom në karantinë e prej këtu deri në qytet s’ka me të vyjt me ta fal. A është qështu?

Aslan Rexhaj: Hajt, hajt veç kryje.

Viktima V.I: Jo na po folim çka është në sy. Edhe duhet me ardh te avokati me ma bo, djemt i kom në karantinë kur të dalin çka bohet aty Zoti e dinë. E ki një djal ka nevojë për ledhatime”.

“Viktima V.I: Qat minutë që je ti hi ti mrena e ma ke përmend djalin e hastretit e ki njo e s’ka nevojë për telashe e për plum unë pronat si kom llogarit se qaq tut kom pas, ti e dinë çfarë gjendje jom kanë.

Aslan Rexha: Cilës tutë?

Viktima V.I: Prej qasaj gjendjes kur u përmend djali.

Aslan Rexhaj: Qysh?

Viktima V.I: Unë krejt komplet merri merri merri”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali