Hasani: Gjyqtari dhe prokurorja legjitimuan një veprim të paligjshëm, të trajtohen së paku për përgjegjësi disiplinore

Hasani: Gjyqtari dhe prokurorja legjitimuan një veprim të paligjshëm, të trajtohen së paku për përgjegjësi disiplinore

Written by

in

Hasani: Gjyqtari dhe prokurorja legjitimuan një veprim të paligjshëm, të trajtohen së paku për përgjegjësi disiplinore

Por, ndryshe nga qëndrimet e prokurores speciale Habibe Salihu dhe gjyqtarit të Departamentit Speciale, Vesel Ismajli, vlerëson ish-kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh profesori universitar, Fejzulla Hasani.

Hasani në një intervistë për emisionin “Dosja” ka theksuar se kjo marrëveshje nuk gjenë mbështetje në ligj.

“Mirëpo në asnjë mënyrë një dimension i cili ka karakter të pastër penal nuk mund të përfshihet në marrëveshje për pranimin e fajësisë, siç është vepruar në rastin konkret që ju po i referoni. Prokuroria nuk ka mundur në asnjë mënyrë që ta kushtëzojë të dëmtuarin, që t’ia kthejë borxhin nëse do që t’i merr pronat mbrapa, ngase marrja e atyre pronave ka qenë veprim i paligjshëm, veprim arbitrar që ka karakter penal dhe është absolutisht e pamundur dhe u çuditem si ka qenë e mundur ë që një formulim të tillë të ekzistojë në marrëveshje mes prokurorit edhe palës. Aq më keq që këtë marrëveshje të tillë e ka pranuar gjykata për faktin se edhe gjykata mund të pranojë marrëveshjen vetëm atëherë kur është e ligjshme marrëveshja. Në asnjë mënyrë kur marrëveshja është e paligjshme, në asnjë mënyrë kur ajo marrëveshje ka defekte në fakte dhe në ligj”.

Tutje, profesori Hasani sqaron gjykata është dashur të anuloj veprimet juridike përmes së cilave i pandehuri i ka përfituar pronat e viktimave, dhe të njëjtat t’u kthehen atyre.

Ndërsa, pjesa e borxhit ndaj fajdexhiut të udhëzohet në kontest civil.

“Gjithmonë kur i pandehur i shpallet fajtor hiç pa qenë pjesë e marrëveshjes gjykata ka detyrim ligjor me i anulu të gjitha ato punë juridike që janë bërë nëpërmes veprimeve të paligjshme. Domethënë gjykata është dashur ta shpallë fajtor, ta gjykojë dhe njëkohësisht t’i anulojë bazën në bazë të cilës të cilës ai e ka bartë pronën në emër të tij dhe t’i rikthejë në emër të të dëmtuarit. Jo ta çojnë në civil, jo ta çojnë në civil, por gjykata ka qenë e detyruar ligjërisht që përpos pjesës dënimit që i ka shqiptuar të pandehurit, dimensioni tjetër është dashur t’i anulojë të gjitha punët juridike që kanë të bëjnë me bartjen e këtyre pronave tek fajdexhiu dhe t’i urdhërojë që ato prona t’i kthehen. Ndërsa për çështjen e dëmit ai ka mund me udhëheq kontest civil i pandehuni, a jo gjykata me kushtëzu që nëse do t’i kesh pronat prapa, ti t’i merresh pronat prapa, ti duash ta kompensosh dëmin ngase veç edhe gjykata edhe prokuroria në rastin konkret kanë legjitimuar një veprim të paligjshëm që nuk është e mundur. Unë po them po çuditem si është e mundur, derisa e pashë vetë s’kisha besuar që mundet me ndodhë kjo në praktikë”.

Hasani thotë se në këtë drejtim, gjyqtari dhe prokurorja duhet të trajtohen për përgjegjësi së paku disiplinore.

“Jo të gjithë gjyqtarët ose gjithë prokurorët janë në masë të mjaftueshme njohur me çështjen nganjëherë bëjnë gabime, bëjnë neglizhencë, bëjnë lëshime të tilla. Po çdo veprim i qëllimshëm patjetër që tërheq përgjegjësi patjetër për bartësit e këtyre funksioneve dhe prokuroritë e gjyqtarë, së paku përgjegjësi disiplinore, ngase nuk është e mundur, ju thashë nuk është e mundur, është alogjike që gjykata ta kushtëzojë ë të dëmtuarin që nëse do t’i merr pronat mbrapa që nëpërmes fajdes janë tjetërsuar, ti duash ta paguash borxhin që i ke te i pandehurit në asnjë më mirë. Pavarësisht pse ai ka pranuar, pavarësisht pse i ka pranu, as gjykata as prokuroria as gjykata nuk kanë nuk është dashur që të futen në këtë dimension se bëhet fjalë për një veprim të paligjshëm, për një veprim që ka qenë objekti i çështjes penale. Edhe tani ti ta kushtëzosh nëse do të marrësh këtë duhesh të bësh këtë. Domethënë nëse duash t’i kthesh pronat që në mënyrë të paligjshme tu kanë marrë dhe pikërisht për atë u përgjigj dhe penalisht, ti duhet t’ja paguash borxhin përndryshe s’mund t’i kthesh mbrapa. Domethënë për mua unë s’kisha mundur me besu që mund me pa një marrëveshje të tillë si njeri që krejt karrierën nuk kaluar në sistemin gjyqësor. Ndoshta që 40 vjet që jam marrë me këto çështje. Nuk kisha besuar që mund me ndodhë kështu”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali