Disa rrugë në Gjakovë do të mbesin për rreth dy orë pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të punimeve për riparimin e një valvule në rrugën “Mark Malota”.
Sipas njoftimit të KRU “Gjakova”, ekipet teknike janë duke realizuar riparimin e valvulës FI 150.
Rrugët që do të preken nga ndërprerja e furnizimit me ujë janë:
- “Mark Malota”
- “Gjon Sereqi”
- “Albesian Mata”
- “Martirët Vejsa”
- “Ibrahim Koliqi”
- “Jakup Agushi”
KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë të pijshëm. /Telegrafi/