Këngëtari Meriton Rama ka publikuar projektin më të ri muzikor, të titulluar “Sillna”, duke sjellë një tjetër prurje për adhuruesit e muzikës së tij.
Kënga vjen pas “Tokë”, me të cilin artisti bëri debutimin në tregun muzikor shqiptar.
Me këtë, Meritoni vazhdon rrugëtimin e tij artistik, duke pasuruar repertorin me materiale të reja muzikore.
Foto: Screenshot/YouTube
Një veçanti e këtij projekti është se vetë këngëtari është kujdesur për tekstin dhe muzikën, derisa në realizim ka bashkëpunuar me producentin Arnon.
Për anën vizuale të projektit është përkujdesur produksioni Mars Studio, i cili ka realizuar videoklipin.
Foto: Screenshot/YouTube
Klipi sjell detaje interesante dhe një paraqitje të veçantë të artistit, duke i dhënë projektit edhe një dimension vizual.
Me “Sillna”, Rama shënon një tjetër hap në aktivitetin e tij muzikor, ndonëse vazhdon të jetë tejet aktiv.
– YouTube www.youtube.com
Besohet që edhe kjo këngë do të pritet mirë nga publiku e do të ketë suksesin e dëshiruar. /Telegrafi/