320 persona të lënduar gjatë tetë ditëve protesta në Tiranë, 192 policë, 92 protestues dhe 36 kalimtarë

320 persona të lënduar gjatë tetë ditëve protesta në Tiranë, 192 policë, 92 protestues dhe 36 kalimtarë

Written by

in

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur bilancin e personave të lënduar gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 21 tetor 2026, ku në total janë raportuar 320 të lënduar.

Sipas të dhënave zyrtare, mes të lënduarve janë 192 efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë, përfshirë gjashtë përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetas i huaj.

Vetëm gjatë protestës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në QSUT janë paraqitur për trajtim tetë persona, gjashtë në Spitalin e Traumës dhe dy në QSUT.

Nga gjashtë personat e paraqitur në Spitalin e Traumës, një ishte efektiv policie, një protestues dhe katër kalimtarë.

Tre prej kalimtarëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm, ndërsa njëri prej tyre i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses. Sipas ministrisë, gjendja e pacientit është e mirë.

Aktualisht, në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të jenë të shtruar nëntë persona të lënduar gjatë protestave: katër protestues, një efektiv policie, një përfaqësuese e medias dhe tre kalimtarë.

Ndërkohë, dy personat e paraqitur në QSUT, një efektiv policie dhe një protestues, kanë marrë mjekimin dhe janë larguar nga spitali.

Të dhënat e publikuara nga ministria janë mbledhur nga strukturat shëndetësore në Spitalin Universitar të Traumës, QSUT, si dhe në spitalet rajonale të Durrësit, Vlorës dhe Lezhës.

Burimi: Dukagjini