Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me kërkesë të saj, sot pati një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Azerbejxhanit, Ilham Aliev.
Bashkëbiseduesit i konfirmuan marrëdhëniet e Maqedonisë dhe Azerbejxhanit dhe gatishmërinë për avancimin e tyre të mëtejshëm përmes thellimit të dialogut politik dhe zhvillimit të bashkëpunimit në fushat nga interesi i ndërsjellë, kumtoi kabineti i presidentes.
Në ambient të krizës energjetike globale, të dy presidentët shkëmbyen mendime për problemet në rritje dhe mundësitë për zgjidhjen e tyre.
“Në frymën e miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, të konfirmuar dhe të forcuar me vizitën zyrtare të presidentes në Baku, Siljanovska Davkova dhe Aliev u pajtuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjetikës”, thuhet në njoftim.