Islami: Banjska dhe Ibër-Lepenci, akte terroriste pas të cilave qëndron Serbia

Islami: Banjska dhe Ibër-Lepenci, akte terroriste pas të cilave qëndron Serbia

Written by

in

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka akuzuar Serbinë për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë dhe në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

Në një reagim pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Islami ka kritikuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, për përpjekjet që, sipas tij, ta minimizojë sulmin në Banjskë dhe ta paraqesë atë si një incident të izoluar.

Islami ka theksuar se armatimi i konfiskuar në vendin e ngjarjes, i prodhuar në fabrikat ushtarake serbe, ngre pikëpyetje për pretendimet e Gjuriqit se institucionet shtetërore të Serbisë nuk kanë qenë të përfshira në këtë ngjarje.

Ai ka thënë se sulmi në Banjskë dhe ai ndaj kanalit të Ibër-Lepencit plotësojnë kushtet për t’u cilësuar si akte terroriste, duke pretenduar se pas tyre qëndron shteti serb me mekanizmat e tij.

 

Burimi: RTKLive