Haxhiu mbajti ligjëratë për demokracinë parlamentare në Universitetin e Gjilanit

Haxhiu mbajti ligjëratë për demokracinë parlamentare në Universitetin e Gjilanit

Written by

in

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur sot një ligjëratë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku ka bashkëbiseduar me studentët e shkencave sociale për demokracinë parlamentare, historinë e përfaqësimit politik në Kosovë dhe të ardhmen evropiane e euroatlantike të vendit.

Përmes një postimi, Haxhiu ka thënë se diskutimet u përqendruan te pushteti që buron nga qytetarët, përgjegjësia që vjen me të dhe rëndësia e debatit në një demokraci që kërkon angazhimin e secilit brez.

Burimi: RTKLive