Asfaltohet shtresa e dytë e rrugës “Dëshmorët Babatinca” në Podujevë

Asfaltohet shtresa e dytë e rrugës “Dëshmorët Babatinca” në Podujevë

Written by

in

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se sot është asfaltuar edhe shtresa e dytë e rrugës “Dëshmorët Babatinca”, në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet.

Sipas njoftimit, krahas asfaltimit të rrugës, është intervenuar edhe në trotuarin e ri, me qëllim të përmirësimit të pamjes urbane dhe rritjes së sigurisë për këmbësorët.

Bulliqi ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë, duke theksuar angazhimin për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e Podujevës. /Telegrafi/