Barcelona po rishqyrton përforcime në mbrojtje gjatë janarit pas humbjes nga PSG

Barcelona po rishqyrton përforcime në mbrojtje gjatë janarit pas humbjes nga PSG

Written by

in

Humbja e Barcelonës kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve mbrëmë (e martë) nxori në pah dobësitë e tyre mbrojtëse.

Gjigantët katalunas hynë në ndeshje me Pau Cubarsin si të vetmin qendërmbrojtës të gatshëm, pasi Jules Kounde, Eric Garcia dhe Andreas Christensen nuk ishin të disponueshëm për shkak të lëndimeve. Partneri mbrojtës i Cubarsit, Gerard Martin, nuk ishte në 100% formë fizikisht.

Parisienët shfrytëzuan dobësitë e Barcelonës dhe sulmuan me shpejtësi mbrojtjen e tyre, duke regjistruar 14 gjuajtje në portë.

Barcelona është alarmuar, pasi nuk mund të mbështetet në këtë mbrojtje kundër ekipeve më të mira të Evropës.

Sipas gazetës Sport, Barça do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe do të eksplorojë tregun e transferimeve për përforcime në mbrojtje në janar.

Gjithashtu, ka shqetësime në rritje përpara El Clasicos këtë fundjavë, pasi Real Madridi do të kërkojë të marrë shembull nga PSG-ja.

Vendimi i Barcelonës për të mos rekrutuar një mbrojtës qendror gjatë verës, pavarësisht largimit të Ronald Araujos, ka pasur efekt të kundërt. Tani, ata mund të ndreqin gabimet gjatë janarit. /Telegrafi/