Nesër seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Nesër seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Written by

in

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare. Në rend të ditës është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Komisioni do të përzgjedhë kandidatët për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë. Po ashtu, deputetët pritet të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Burimi: RTKLive