Kastrioti nis renovimin e kulmeve të banesave kolektive në sheshin “Dëshmorët e Kombit

Kastrioti nis renovimin e kulmeve të banesave kolektive në sheshin “Dëshmorët e Kombit

Written by

in

NPL “Kastrioti” ka nisur punimet për renovimin e kulmeve të banesave kolektive në sheshin “Dëshmorët e Kombit”, në kuadër të planit operativ për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës së banimit.

Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrjeje, punëtorët e terrenit kanë filluar ndërhyrjet me qëllim të përmirësimit të kushteve të banimit, mbrojtjes së ndërtesave nga dëmtimet dhe rritjes së sigurisë për banorët.

NPL “Kastrioti” ka bërë të ditur se punimet do të vazhdojnë sipas planit operativ, duke synuar përmirësimin e hapësirave të banimit dhe ofrimin e shërbimeve në funksion të qytetarëve. /Telegrafi/