Rama publikon sërish fotografi para Kryeministrisë me mbishkrimin “Dialog”

Rama publikon sërish fotografi para Kryeministrisë me mbishkrimin “Dialog”

Written by

in

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar sërish një fotografi të hapësirës përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, të shoqëruar me mbishkrimin “Dialog”.

Publikimi vjen pas ditës së tetë të protestave në kryeqytetin shqiptar, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Të martën, studentët protestues nuk e kishin pranuar ftesën e Ramës për dialog, duke shprehur kundërshtimin e tyre edhe përmes thyerjes së karrigeve të vendosura përpara Kryeministrisë.

Pavarësisht refuzimit të studentëve, Rama ka përsëritur mesazhin e tij për dialog, duke publikuar sërish fotografinë me të njëjtin mbishkrim.

Studentët e kanë vetëm një kërkesë, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama/Telegrafi/