Këto çështje u diskutuan në takimin që presidentja zhvilloi me ipeshkvin e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe bashkësive fetare në shërbim të paqes, mirëqenies dhe tolerancës.
Në takim, Imzot Dodë Gjergji e uroi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.
Burimi: RTKLive
