Tensione në Tiranë, protesulmojnë me gurë dhe molotovë Kryeministrisë

Tensione në Tiranë, protesulmojnë me gurë dhe molotovë Kryeministrisë

Written by

in

Protesta, e cila prej nëntë ditësh vijon me pjesëmarrjen e studentëve dhe nxënësve, është zgjeruar gjatë dy ditëve të fundit edhe me përfshirjen e pedagogëve.

Ngjarjet janë regjistruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë djegur edhe një karrige, duke shprehur kundërshtimin ndaj dialogut me kryeministrin Edi Rama.

Sipas raportimit të TCH, deri në këto momente policia nuk ka përdorur ujëhedhës apo gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vijon në kryeqytet.

Burimi: RTKLive