Topalli: Bashkimi i organizatave ilegale shqiptare nuk u arrit më 17 janar 1982

Topalli: Bashkimi i organizatave ilegale shqiptare nuk u arrit më 17 janar 1982

Written by

in

Ish-veprimtari Faton Topalli ka deklaruar se bashkimi i organizatave ilegale shqiptare nuk mund të konsiderohet i arritur më 17 janar 1982, ditën kur u vranë Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Në vazhdimin e intervistës në emisionin “Debat Plus”, në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli ka thënë se, ndonëse kishte pasur bisedime për bashkim, nuk ekziston ndonjë dokument që dëshmon se ai ishte arritur në atë datë.

“Shiko për bashkimin unë nuk di pse ka një përpjekje sikur me paraqit se bashkimi ka ndodhur me 17 janar, nuk ka ndodhur me 17 janar sepse edhe sikur të kishte ndodhur me 17 janar nuk ka prodhuar asnjë dokument asnjë organizatë”, ka deklaruar Topalli.

Ai ka theksuar se vrasja e tre veprimtarëve e përshpejtoi procesin e bashkimit, por ka kundërshtuar që 17 janari të paraqitet si dita kur ai u arrit.

“Kjo vrasja e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut e ka shpejtu procesin e bashkimit nuk ka diskutim”, ka thënë Topalli.

Sipas tij, bashkimi formal i organizatave u bë më 17 shkurt 1982, në një takim ku, sipas Topallit, ishte i pranishëm edhe Bujar Hoxha, përfaqësues i diplomacisë shqiptare.

Burimi: Dukagjini