Ish-veprimtari Faton Topalli ka mohuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij ishin larguar nga Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ), duke thënë se grupi i tij nuk ishte përfshirë më në aktivitetet e organizatës pas një periudhe mosbesimi dhe ndarjeje.
Në Debat Plus në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli ka deklaruar se grupi i tij kishte pasur një komitet, por se më pas nuk ishte ftuar më në takimet e organizatës.
“Ne nuk jemi braktisur, nuk jemi dalë nga LRSSHJ, ka pasur, miku im Sabri Novosella thotë diku në këto kabllogramet dhe thonë që ne nuk u kemi besuar, për ne që nuk u kemi besuar dhe pra deri diku e kuptoj atë punë dhe ata neve nuk na kanë lënë me u bë pjesë”, ka thënë Topalli.
Ai ka deklaruar se, pasi nuk ishin përfshirë më në aktivitetet e organizatës, kishin vendosur të vazhdonin veprimtarinë e tyre politike dhe publicistike.
“Ne kemi pasur një komitet, nuk na kanë thirrur më kurrë dhe kanë vazhduar aktivitetet. Ne tash dy mundësi i kemi pasur ose me shuajt dhe mos me bë asnjë veprim, ose me vazhdu në emër të LRSSHJ-së, ne kemi nxjerrë gazetën ‘Punëtorët’ dhe ‘Kosovarja e re’ dhe aty e kemi vazhduar aktivitetin tonë”, ka deklaruar ai.
Topalli ka vlerësuar se organizata e tij kishte pasur rol të rëndësishëm në veprimtarinë ilegale gjatë viteve 1979–1981, duke theksuar se kishte qenë ndër organizatat më aktive dhe me ndikim në Kosovë.
“Tash nga kuptimi i prespektivës mund të them që 79-80-81 kemi qenë organizata kryesore në Kosovë. Edhe ma masovike edhe me ndikim edhe me aksione. Edhe në vitin 82 jemi e vetmja organizatë e cila është angazhuar për me bë protesta për vitin 1982 në Ferizaj. Thash Fatmir Bajrami, Afrim Abazi, Shyqeri Gjinolli, Fehmi Hajrullahu, Ramiz Haliti, këta janë njerëz që kanë shpërnda ftesa dhe kështu në këtë kohë kemi qenë organizata kryesore dhe kemi bërë luftë me pushtetin, ata kanë folur, ne kemi folur, jemi me gazeta, jemi sulmuar. Kemi bërë aksione. Prej vitit 82 dorën zemër, ata kanë qenë më të fuqishëm se ne, kanë pasur pozicione më të mëdha të mëhershme. Kanë qenë jashtë. Një pjesë e shokëve të Jusufit na janë bashkuar dhe një pjesë tjetër pastaj”, ka deklaruar ai.
Burimi: Dukagjini
