Ylli i Barcelonës rikuperohet në kohë, gati për Real Madridin

Ylli i Barcelonës rikuperohet në kohë, gati për Real Madridin

Written by

in

Barcelona ka marrë lajme të mira për Xavi Espartin, i cili ka shmangur një lëndim serioz pas zëvendësimit në fund të ndeshjes ndaj Paris Saint-Germainit, të cilën katalunasit e humbën me rezultat 4-2, raporton “Mundo Deportivo”.

Mbrojtësi i ri shënoi golin e parë të Barcelonës në Paris, por në minutat e fundit pësoi një goditje të lehtë në kyçin e këmbës. Trajneri Hansi Flick vendosi ta zëvendësonte menjëherë, si masë parandaluese për të mos rrezikuar përkeqësimin e gjendjes së tij.

Duke pasur parasysh shqetësimet fizike të Eric Garcias, Andreas Christensenit dhe Jules Koundes, Flick nuk dëshironte të rrezikonte edhe një tjetër futbollist të repartit defensiv.

Sipas raportimeve, problemi i Espartit nuk është serioz dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Real Madridit në kuadër të “El Clasicos”.

Mbrojtësi i krahut pritet të ketë rol të rëndësishëm në planet e Flickut, së bashku me Joao Cancelon, derisa Barcelona synon ta mbrojë pozitën e parë në tabelën e La Ligës.

Përndryshe, përballja do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00 në “Camp Nou”./Telegrafi/