Senatorja amerikane për protestat në Shqipëri: Qeveria të ndalë dhunën policore

Senatorja amerikane për protestat në Shqipëri: Qeveria të ndalë dhunën policore

Written by

in

Senatorja amerikane për protestat në Shqipëri: Qeveria të ndalë dhunën policore

Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka reaguar lidhur me protestat dhe tensionet në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të respektojë të drejtën e qytetarëve për protesta paqësore, të parandalojë përdorimin e tepruar të forcës nga policia dhe të ndërmarrë hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit.

Përmes një reagimi në platformën X, Slotkin ka shprehur shqetësimin për situatën në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

Senatorja ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka pranuar telefonata të shumta nga qytetarë të shqetësuar të shtetit të Michiganit, të cilët kanë ngritur shqetësime për zhvillimet në Shqipëri dhe në vende të tjera evropiane.

“Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore dhe t’u kërkojë llogari zyrtarëve të zgjedhur prej tij”, ka deklaruar Slotkin.

Ajo ka theksuar se autoritetet shqiptare kanë përgjegjësi të sigurojnë respektimin e shtetit të së drejtës dhe të mbrojnë qytetarët nga përdorimi i tepruar i forcës policore gjatë protestave.

Sipas Slotkin, qeveria duhet të angazhohet seriozisht në luftimin e korrupsionit dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve.

Në fund të reagimit, senatorja amerikane u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe të punojnë për uljen e tensioneve, duke theksuar nevojën që situata të zgjidhet përmes dialogut dhe rrugëve paqësore.

“U bëj thirrje të dyja palëve të bëjnë gjithçka që munden për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë paqësore për të ecur përpara”, ka përfunduar senatorja amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali