Sot e enjte, 22 tetor, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në disa zona të vendit parashihen reshje shiu, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 17 deri në 21 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Burimi: Dukagjini
