Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë, QKMF-ja njofton për oraret

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë, QKMF-ja njofton për oraret

Written by

in

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë ka njoftuar se nga sot, më 22 tetor 2026, fillon vaksinimi kundër gripit sezonal.

Sipas njoftimit të Njësisë së Vaksinimit të QKMF-së, qytetarët mund ta marrin këtë shërbim në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) më të afërta ku ka njësi të vaksinimit.

Për t’u vaksinuar, qytetarët duhet të kenë me vete letërnjoftimin, ndërsa për fëmijët e vegjël mund të paraqitet certifikata e lindjes me numrin personal, për regjistrimin e të dhënave në sistem.

QKMF-ja ka bërë të ditur se vaksinimi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare do të zhvillohet nga ora 07:00 deri në orën 20:00, ndërsa në Qendrat e Mjekësisë Familjare nga ora 07:00 deri në 13:30. /Telegrafi/