Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda, kalimtari i shpëton jetën

Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda, kalimtari i shpëton jetën

Written by

in

Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, plagoset rëndë një person.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Skërficë”. Një mjet tip “Volkswagen” Touran, me drejtues shtetasin Maridon Dhuli, 37 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fterrë, Bashkia Himarë, në ecje ka marrë zjarr.

Nga zjarri ka pësuar djegie të rënda drejtuesi i mjetit, të cilit i kanë ardhur fillimisht në ndihmë kalimtarë të rastit. Madje, njëri prej tyre, një qytetar nga Saranda, Sokol Ahmetaj, i cili vinte nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37-vjeçarit duke i hedhur xhupin e vet. Njëherazi, njoftoi spitalin dhe shërbimet e qarkullimit rrugor.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, 37-vjeçari u transportua me ambulancë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Për shuarjen e zjarrit u desh ndihma e zjarrfikëses. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. /tch/