
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar protestuesve, duke zgjedhur një mënyrë tjetër për ta përcjellë mesazhin e tij.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale mëngjesin e kësaj të enjteje, më 22 tetor, Rama shfaqet duke vendosur ftesat për dialog mbi stola prej betoni.
Ndryshe nga një ditë më parë, kur ftesat i kishte vendosur mbi karrige, këtë herë kryeministri ka zgjedhur një alternativë më të qëndrueshme, pasi karriget e përdorura më herët ishin thyer nga protestuesit.
Krahas videos, Rama ka shkruar vetëm fjalën “Mirëmëngjes”, duke e përsëritur kështu mesazhin e tij për dialog me protestuesit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali