E vrau vëllanë pas një mosmarrëveshjeje pronësore në Klinë, ngrihet aktakuzë ndaj Jetmir Jusufit

E vrau vëllanë pas një mosmarrëveshjeje pronësore në Klinë, ngrihet aktakuzë ndaj Jetmir Jusufit

Written by

in

E vrau vëllanë pas një mosmarrëveshjeje pronësore në Klinë, ngrihet aktakuzë ndaj Jetmir Jusufit

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Jetmir Jusufit, i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij, Faruk Jusufit, në fshatin Bokshiq të Klinës, më 21 mars të këtij viti.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për çështje pronësore, ndërsa i pandehuri dyshohet se mori një armë zjarri nga shtëpia dhe shtiu katër herë në drejtim të vëllait të tij, i cili më pas vdiq nga plagët e marra.

Përveç veprës penale të vrasjes së rëndë, Jetmir Jusufi akuzohet edhe për mbajtje në posedim të paautorizuar të armëve, pasi, sipas Prokurorisë, posedonte një pistoletë të kalibrit 9×19 milimetra, një karikator dhe dhjetë fishekë pa lejen përkatëse.

Sipas Prokurorisë, viktima kishte pësuar gjakderdhje të madhe të brendshme dhe të jashtme, si pasojë e dëmtimit të arteries në këmbën e majtë. Ai kishte ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Prokuroria ka bërë të ditur se Jusufi dyshohet se e kishte mbajtur dhe poseduar pa autorizim një pistoletë të kalibrit 9×19 milimetra, me një karikator dhe dhjetë fishekë të të njëjtit kalibër.

Me ngritjen e aktakuzës, prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali