
Policia e Kosovës ka nisur sot një operacion kundër kontrabandës me mallra në disa lokacione në veri të vendit, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe institucionet e tjera relevante.
Policia ka bërë të ditur se detaje të tjera lidhur me aksionin do të publikohen gjatë ditës, ndërsa deri më tani nuk janë dhënë informacione shtesë për rezultatet e operacionit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali