Çdo javë, më shumë produkte për të zbuluar

Çdo javë, më shumë produkte për të zbuluar

Written by

in

Ka gjithmonë një arsye për të kërkuar diçka të re. Ndonjëherë është nevoja për të organizuar më mirë shtëpinë, dëshira për të shtuar një element ndryshe në ambientet tona apo për t’u përgatitur për sezonin që vjen.

Në JUMBO gjeni produkte të reja çdo javë, që u përgjigjen nevojave të përditshme dhe preferencave të ndryshme.

Nga produktet për shtëpinë dhe zgjjedhjet për organizimin e hapësirave, te aksesorët dimërorë dhe artikujt sezonalë, JUMBO vazhdon të zgjerojë gamën e produkteve që ofron.

Këtë periudhë, vëmendje të veçantë marrin edhe produktet e Halloween-it, me dekorime, kostume dhe aksesorë që sjellin atmosferën e festës në shtëpi dhe në aktivitetet me familjen apo miqtë.

Klientët mund t’i zbulojnë lehtësisht produktet e reja në dyqanet JUMBO, përmes stickerave me mbishkrimin “Produkt i ri”, të cilët i bëjnë ato lehtësisht të dallueshme, duke u dhënë mundësinë t’i shohin nga afër dhe të zgjedhin të preferuarat e tyre. Ndërkohë, për ata që preferojnë të blejnë nga shtëpia, produktet janë të disponueshme edhe online në www.jumbo-ks.com, në kategorinë e dedikuar “Produkte të reja”.

Krahas shumëllojshmërisë, një tjetër element i rëndësishëm është përputhshmëria e produkteve me standardet europiane të cilësisë dhe sigurisë, duke u ofruar konsumatorëve produkte të çertifikuara.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare në dhe jumbo-ks.com ndiqni në rrjetet sociale: Facebook, Instagram, TikTok dhe YouTube.

Burimi: Dukagjini