
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ka ardhur koha për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Gjatë deklarimit të tij, Kurti ka shprehur gjithashtu shpresën që zotimet e Samitit të Londrës të vitit 2018 të rikthehen në vëmendje, veçanërisht ato që lidhen me drejtësinë për krimet e kryera gjatë luftës dhe zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
“Ka ardhur koha që ta marrim statusin e vendit kandidat dhe t’i hapim negociatat për anëtarësim në BE. Prandaj, sot dhe çdo ditë do t’u kërkoj të gjithë liderëve të BE-së, që ata të kërkojnë një opinion nga Komisioni Evropian”, deklaroi Kurti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali