Tesla nis prodhimin e robotëve humanoidë Optimus

Tesla nis prodhimin e robotëve humanoidë Optimus

Written by

in

Tesla ka nisur prodhimin e robotëve humanoidë Optimus në fabrikën e saj në Fremont të Kalifornisë, në hapësirat që më parë përdoreshin për prodhimin e veturave elektrike.

Drejtori ekzekutiv, Elon Musk, tha se prodhimi fillestar do të jetë gradual, por kompania synon të arrijë 20 mijë robotë në javë deri në fund të vitit 2027.

Megjithatë, robotët kanë ende nevojë për përmirësime në siguri, qëndrueshmëri dhe Al.

Ndërkohë, Tesla raportoi fitim neto prej 787 milionë dollarësh në tremujorin e tretë, një rënie prej 43% krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat mbetën pothuajse të pandryshuara, në 28.04 miliardë dollarë, mes investimeve të larta në Al, robotikë dhe drejtim autonom.

Kompania po punon gjithashtu për versionin e sistemit Full Self-Driving që do të mundësojë drejtimin pa mbikëqyrje njerëzore, por lansimi i tij është shtyrë sërish. /Telegrafi/