Kos: Muajt e ardhshëm, përcaktues për Kosovën dhe vendet e rajonit

Kos: Muajt e ardhshëm, përcaktues për Kosovën dhe vendet e rajonit

Written by

in

Kos: Muajt e ardhshëm, përcaktues për Kosovën dhe vendet e rajonit

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar në Samitin e Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal të Zi, se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë përcaktues për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Do të kemi javë dhe muaj që do të jenë përcaktues, sidomos për Malin e Zi, drejt përmbylljes së proceseve të integrimit”, u shpreh Kos para mediave.

Ajo theksoi se kjo periudhë do të jetë vendimtare edhe për Shqipërinë dhe Kosovën, duke veçuar për Kosovën rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe të obligimeve që ka marrë përsipër.

Për Kosovën, Kos nënvizoi se rëndësi të veçantë kanë “përmbajtja kundrejt të drejtës ndërkombëtare dhe obligimeve ndërkombëtare që ka marrë përsipër”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali