Fabrika e municionit në Gjakovë, Ramadani-Qeverisë: Ende asnjë tullë s’i është vendosur

Fabrika e municionit në Gjakovë, Ramadani-Qeverisë: Ende asnjë tullë s’i është vendosur

Written by

in

Fabrika e municionit në Gjakovë, Ramadani-Qeverisë: Ende asnjë tullë s’i është vendosur

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të planit dhe rezultateve, duke ngritur shqetësime për reagimin e diplomacisë kosovare ndaj deklaratave të bëra në Kremlin dhe për vonesat në projektin e fabrikës së municionit në Gjakovë.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, Ramadani ka thënë se diplomacia kosovare nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiqit në Kremlin, të cilat, sipas tij, kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e Kosovës.

Ai ka kritikuar gjithashtu pushtetin për mosrealizimin e premtimit për nisjen e prodhimit të municionit në Gjakovë deri në fund të vitit 2026, duke pretenduar se deri më tani nuk është bërë asnjë hap konkret drejt realizimit të projektit.

“Ivica Daciq shkoi në Rusi dhe Maria Zaharova e Kremlinit e përsërit kërcënimin ndaj sigurisë sonë kombëtare, por nuk pamë reagim të diplomacisë sonë e kur nuk shohim reagim kuptojmë që nuk ka plan e kur nuk ka plan kuptojmë që nuk mund të ketë rezultate. Për rezultate duhet të flasim për të gjitha temat, edhe për fabrikën e municionit në Gjakovë për të cilat dhjetëra herë na është thënë se në fund të vitit 2026 prodhohet municioni. A e dini që asnjë tullë nuk është bërë, nuk ka rezultat aty vetëm fjalë”, ka thënë Ramadani.

Deputeti i AAK-së ka ngritur kritika edhe për çmimin e peletit në komuna të ndryshme, duke krahasuar kostot për ton në Podujevë dhe Rahovec. Ai ka akuzuar Komunën e Podujevës, e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, se po e paguan peletin më shtrenjtë për shkak të procedurës së ndjekur për prokurim.

“Në Podujevë çmimi i peletit po kushtojke 520 euro toni, e në Rahovec kushton 400 euro toni. Në Rahovec që udhëhiqet prej Aleancës është me procedurë të hapur, e në Podujevë që udhëhiqet prej Lëvizjes Vetëvendosje është me procedurë të mbyllur, përkatësisht me negocim. A po e shihni sa shtrenjtë po i kushtoni popullit të Kosovës?”, ka përfunduar Ramadani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali