Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë, e udhëhequr nga Bujar Gashi, ka njoftuar se është mbajtur një takim me banorët e fshatit Shkabaj, stafin shëndetësor të Ambulancës së Mjekësisë Familjare (AMF) dhe ekipin e NPB-së, ku është diskutuar për renovimin e kësaj ambulance.
Gjatë takimit janë shkëmbyer ide dhe janë diskutuar nevojat e kërkesat e banorëve, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe krijimit të kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Sipas njoftimit, bashkëpunimi me komunitetin konsiderohet i rëndësishëm për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.
Ndërkaq, banorët e Shkabajt do të njoftohen me kohë për fillimin e punimeve të renovimit. /Telegrafi/